Vetura e godet këmbësorin në aksin Malishevë – Kijevë, shoferi dërgohet në mbajtje

27 dhjetor 2021 | 12:20

Një aksident komunikacioni ka ndodhur dje në aksin Malishevë – Kijevë, ku një veturë e ka goditur nga mbrapa një këmbësor, ku drejtuesi i mjetit, me urdhër të prokurorit kujdestar të shtetit është dërguar në mbajtje.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Xhurkaj, ku ka bërë me dije se deri tek aksidenti ka ardhur  si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë, teksa vozitësi e ka goditur këmbësorin nga mbrapa, por i njëjti është jashtë rrezikut për jetë.

“Deri të aksidenti ka ardhur kur i dyshimti kishte qenë duke e drejtuar automjetin e tipit ‘Mercedes’, duke qarkulluar në aksin rrugorë Malishevë-Kijevë, duke mos e përshtatur  shpejtësinë e kushteve, rrethanave të rrugës, me të arritur në hyrje të fshatit Kijevë, vozitësi i lartcekur papritmas me pjesën e parë ballore të krahut të djathtë të automjetit  e godet këmbësorin prapa, i cili ishte duke lëvizur këmbë buzë rruge. Nga goditja që pëson më pas këmbësori përplasët përtokë”, është shprehur Xhurkaj për “KK”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City do bëjë të pamundurën për të nënshkruar me…