Buzhala e pyet Kurtin se a ka faj edhe Mimoza Kusari për krizën energjetike

27 dhjetor 2021 | 12:39

Gazetari Berat Buzhala, i ka sugjeruar kryeministrit Albin Kurti që të bisedojë me shefen e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilën për krizën energjetike në të cilën gjendet Kosova.

Në një postim në llogarinë e vet në “Facebook”, Kurti u ka thënë qytetarëve se nuk ka zgjidhje të mirë në këtë situatë dhe se duhet zgjedhur mes reduktimeve dhe rritjes së çmimit të rrymës, ndërsa Buzhala ka komentuar këtë deklaratë duke bërë disa pyetje.

Ai e ka pyetur kryeministrin nëse Kusari-Lila është pjesë e strukturave kriminale të qeverive të kaluara, të cilat Kurti i bën përgjegjëse për krizën.

“Kryeministër pse nuk po bisedon me shefen e grupit parlamentar te Vetëvendosjes, Mimoza Kusarin, si pjesëmarrëse direkte ne privatizimin e rrjetit te distribucionit? A është edhe ajo pjesë e strukturave kriminale të qeverive te kaluara? Ajo ka qene ministre në disa qeveri, madje me pozita kyçe”, ka shkruar  Buzhala.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
BB VIP – Në shtëpinë e “Big Brother VIP” duket…