Daçiqi: Referendumi nuk ka të bëjë me Kosovën

27 dhjetor 2021 | 13:03

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se referendumi për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë nuk ka të bëjë fare me Kosovën dhe as me preambulën e Kushtetutës së Serbisë, por me atë se zgjedhja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të bëhet nga organet e larta prokuroriale dhe gjyqësore dhe jo nga Kuvendi.

Ai ka thënë se gënjeshtrat duhet të largohen rreth asaj se referendumi ka të bëjë me Kosovën, raporton “Tanjug”.

Duke folur për “TV Pink”, kreu i Partisë Socialiste të Serbisë, ka thënë se kjo parti do të mbajë një kongres vitin e ardhshëm, por sigurisht që nuk do të jetë para zgjedhjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kohën kur qytetarëve po u kërkohet që të kursejnë…