Kriza energjetike, numër i vogël i protestuesve para KEDS-it

27 dhjetor 2021 | 13:15

Një grup prej dhjetëra personash po marrin pjesë në protestën para ndërtesës së KEDS-it në Prishtinë.

Qytetarët po kërkojnë furnizim me rrymë pa reduktime ose shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Qeveria e Kosovës më 24 dhjetor ka vendosur masa të emergjencës në furnizim të energjisë elektrike, të cilat do të vlejnë maksimalisht 60 ditë.

Në një komunikatë që KEDS-i ka dërguar në adresë të qytetarëve, të martën e javës së kaluar, është thënë se kufizimet e furnizimit me energji elektrike vijnë pas udhëzimeve të KOSTT-it, për shkak të krizës energjetike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj nesër (e martë) pret në…