Real Madrid do bëjë ofertë konkrete për Rudigerin në janar

27 dhjetor 2021 | 13:18

Real Madrid do provojë transferimin e qendërmbrojtësit e Chelseas, Antonio Rudiger në verë.

Gjiganti madrilen është favoriti për të transferuar gjermanin si agjent i lirë gjatë verës, derisa kërkohet edhe nga klubet si PSG dhe Bayern Munich.

“Diario AS” raporton se Real Madrid është gati të arrijë marrëveshje me mbrojtësin, duke plotësuar kërkesën prej 12 milionë euro për sezon.

Përpos kësaj, “Los Blancos” do bëjnë ofertë konkrete për Rudigerin në muajin e ardhshëm, që ta bindin për kalimin në “Santiago Bernabeu” gjatë verës.

Ndërkohë raportohet se Chelsea do bëjë edhe një ofertë të fundit për ta bindur lojtarin, mirëpo nëse e refuzon prapë, atëherë do kërkojnë pasuesin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup prej dhjetëra personash po marrin pjesë në protestën…