Bonucci: I thashë Cristianos se nëse takohemi në ‘play-off’ do t’i jap disa goditje

27 dhjetor 2021 | 13:50

Mbrojtësi Leonardo Bonucci, ka paralajmëruar se Cristiano Ronaldo do të marrë disa goditje, nëse Italia dhe Portugalia takohen në “play-off” në mars.

“Azzurët” do përballen me Maqedoninë e Veriut në gjysmëfinale të “play-off” dhe pastaj do takohen me Turqinë ose Portugalinë në finale, transmeton lajmi.net.

Për këtë mundësi, italiani ka treguar se ka folur me Cristiano Ronaldon dhe për mundësinë që të takohen.

“Bisedova me Cristiano Ronaldon dhe bëmë shaka për mundësinë Portugali – Itali. Do shohim çfarë do ndodh në fushë, Cristiano e di që do marrë disa goditje. Duhet të koncentrohemi në fushë, pastaj në mars të shohim sërish dhe jam i bindur që do luajmë dy ndeshje të mira”, ka thënë Bonucci.

Italia ka dështuar të kualifikohet nga grupi i kualifikuesve për Kupën e Botës duke qenë prapa Zvicrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Furnizim 24 orë me energji elektrike, shkarkimin e ministres së…