Protestuesit kërkojnë shkarkimin e ministres Rizvanolli dhe nacionalizimin e KEDS-it

27 dhjetor 2021 | 14:21

Grupi i qytetarëve ka vazhduar protestën për reduktimet e rrymës edhe pranë Qeverisë së Kosovës, ku kërkuan furnizim të rregullt me energji elektrike, shkarkimin e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe nacionalizimin e KEDS.

Njëra nga organizatoret, Liridona Sijarina, ka theksuar se është e patolerueshme që të ketë reduktime të rrymës në gjithë vendin, derisa Qeveria subvencionon KEDS-in dhe pagesën e rrymës për qytetarët në katër komunat veriore.

Më pas, protestuesit janë shpërndarë të qetë, derisa paralajmëruan protesta edhe në ditët në vijim. Paraprakisht, ata kanë protestuar para ndërtesës së KEDS-it, duke e gjuajtur me poça elektrike objektin e ndërtesës së kësaj kompanie.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emine Hafiz Pllana shpall të pavlefshme ID-karten e lëshuar nga…