Vetura e vjedhur në Graçanicë gjendet në Skenderaj

27 dhjetor 2021 | 14:49

Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, gjatë ditës së sotme, kanë arritur të identifikojnë dhe gjejnë veturën që ishte raportuar e vjedhur një ditë më parë në Stacionin Policor në Graçanicë.

“Hetuesit policor mbi bazën e informacioneve dhe veprimeve konkrete të ndërmarra, bazuar në të dhënat për llojin e veturës dhe elementeve tjera që ndërlidheshin me rastin, në orët e mesditës së sotme, në qytetin e Skenderajt kanë lokalizuar lokacionin ku ndodhej vetura e llojit BMV me çrast gjatë verifikimit të të dhënave të veturës ka rezultuar se vetura në fjalë është vetura e cila një ditë më parë ishte raportuar e vjedhur në zonën e Graçanicës”, ka treguar  policia për Express.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar ndaj deklarimeve të…