![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/10/vaksina-1.jpg)
Në 24 orët e fundit janë dhënë 498 doza të vaksinës
27 dhjetor 2021
| 15:17
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 498 doza të vaksinës anti-Covid.
Deri më tani 780.327 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 498 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.665.209 doza të vaksinës. Deri më sot 780.327 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, ka treguar ministria.