Trajneri i Southamptonit elozhe Brojës: Është super i shpejtë

27 dhjetor 2021 | 16:01

Armando Broja ishte sërish i jashtëzakonshëm edhe ditën e sotme në duelin e radhës në Premier League ndaj West Ham, duke fituar një 11-metërsh, ndërkohë që në dy raste detyroi arbitrin tu tregonte kartonin e verdhë rivalëve.

Trajneri Hasenhuttl nuk i kursen elozhet për të pas ndeshjes.

“Broja është super i shpejtë. Ata kishin probleme me të në pjesën e parë dhe kjo është arsyeja pse mendoj se ishte diçka e mirë që gjyqtari shikoi edhe një herë pamjet me VAR. Broja është shumë i rëndësishëm, absolutisht. Ai bëhet gjithnjë e më i mirë. I pëlqen këtu me ne, i pëlqen të luajë me ne, ndjehet rehat këtu dhe ka dëshirën që të mësojë të punojë shumë, kjo është ajo që bëjmë ne”, ka thënë trajneri për sulmuesin e talentuar shqiptar pas suksesit 3-2 të skuadrës së tij.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka postuar një thënie të…