Nëse Strakosha largohet, Lazio transferon Handanoviqin

27 dhjetor 2021 | 16:24

Thomas Strakosha nuk do të rinovojë kontratën e tij aktuale te Lazio pavarësisht se është rikthyer rregullisht titullar edhe në Serie A.

Strakosha po joshet gjithnjë e më shumë nga ideja për të vijuar karrierën në Premier Ligë aty ku nuk mungojnë ofertat. Në këto kushte Tare duhet të lëviz shpejt, emri i parë në listë mbetet Kepa i Chelsea por së fundmi sipas mediave italiane në skenë ka dalë edhe Samir Handanoviq.

Kapiteni i Interit, në 2006 erdhi tek Lazio në formë huazimi por luajti vetëm një ndeshje dhe pas u largua pasi Lazio nuk pagoi 1 milion euro, aq sa ishte shuma e fiksuar për blerjen e kartonit. Në fund të këtij vitit, situata mund të ndryshojë sërish, nëse në Milano zbarkon Onana, portieri i Ajaxit, Handanoviq mund të shoh opsionin për të ndryshuar ambient dhe Lazio mbetet një pistë konkrete.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Të lutem, më fal dhe faleminderit” janë tre fjalët më…