Parandalohet kontrabandimi i mallrave përmes një autobusi në Merdare

27 dhjetor 2021 | 16:47

Oficerët doganorë kanë parandaluar kontrabandimin e mallrave përmes pikës kufitare të Merdares në një autobus të linjave ndërkombëtare.

 

“Oficerët doganorë në pikëkalimin kufitar të Merdares kanë ushtruar kontroll në një autobus ku edhe kanë arritur të parandalojnë një sasi të konsiderueshme të mallrave të cilat barteshin nga një prej udhëtarëve. Sasia e mallrave tregon qartë synimin për rishitje duke tentuar të shmangë taksat doganore”, thuhet në komunikatë.

 

Sipas doganës mallrat e zbuluara ishin kozmetike mbi 20 kilogram, çanta si dhe aksesorë për telefona mobil. Mallrat u janë nënshtruar konfiskimit të menjëhershëm si dhe ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura për kundërvajtje doganore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi humbi mundësinë të shpallet kampion bote në Formula 1…