Ismaili: Dekada e Re, energji për PDK-në

03 qershor 2018 | 22:53

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Urani Ismaili ka thënë së Dekada e Re, si filozofi politike e PDK-së është energji për këtë subjekt politik.

Ai ka thënë se ka një entuziazëm nëpër të gjitha komunat ku po zhvillohen zgjedhjet e brendshme.

“Theranda, Shtimja, Lipjani, Kaçaniku e Vitia u bënë me strukturat e Dekadës së Re. Mijëra të rinj, këtë të shtunë e të diel, iu bashkuan PDK-së, duke i dhënë energji e dinamizëm, përmes së cilës do i shërbejnë vendit. Të rinj, entuziastë, të gatshëm për përgjegjësi. Kjo është Dekada e Re!”, ka shkruar Ismaili në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë, autoritetet thonë se çdo vit rritet numri i…