Gashi: Kosova devijon rreth 5 milionë euro rrymë në ditë, shumica e bizneseve janë para falimentimit

28 dhjetor 2021 | 13:19

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka thënë se Kosova devijon rreth 5 milionë euro në ditë energji elektrike në një krizë.

Ai ka thënë se kjo është duke ndodhur për shkak të veprimeve të kryeministrit Albin Kurti.

Gashi ka thënë se Kurti po e falimenton KEDS-in. Sipas tij, shumica e kompanive në Kosovë janë para falimentimit.

“Kosova në mënyrë të padrejtë devijon rreth 5 milionë euro në ditë energji elektrike. Kjo është kriza. Ky është rezultati që e ka prodhuar ky kryeministër. Pra, njerëzit e vetë që i ka çuar në KEK dëshmojnë paaftësi, njerëzit e vetë që i ka çuar në ZRrE, e falimentojnë KEDS-in dhe për pasojë, i qesin në rrezik falimentimi shumicën e kompanive në Kosovë. Shumica e kompanive në Kosovë sot janë para falimentimit”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se kompanitë po detyrohen të blejnë gjeneratorë për të prodhuar rrymë.

“Ato duhet të shohin për burime alternative të energjisë elektrike, pra për blerjen e gjeneratorëve me dhjetëra e qindra-mijëra euro për të prodhuar energji elektrike dhe për të mbajtur linjat e tyre të prodhimit. Ky është rezultati që e jep kjo qeveri. Ky është rezultat Krejt dhe Drejt i kapjes për fyti të shtetit të Kosovës”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi norvegjez te Borusia Dortmundi, Erling Haaland, pritet që të…