S’ka fitues në miqësoren Spanjë – Zvicër

03 qershor 2018 | 22:57

Përkundër dominimit të madh Spanja nuk ka arritur të mposhtë Zvicrën në miqësoren e sotme të zhvilluar në Villareal.

1 me 1 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi, transmeton Koha.net.

Vendasit kaluan të parët në epërsi përmes Odriozolas, i cili shënoi në minutën e 29 pas asistimit nga Silva.

Kurse për Zvicrën shënoi Rodriguez, i cili nga afërsi dërgoi topin në rrjetë, pasi De Gea nuk arriti të ndalë goditjen e Xherdan Shaqirit në minutën e 62.

Në vazhdim të takimit Spanja krijoi edhe disa raste por pa efikasitet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fermer në Istog u dëmtua nga rrufeja, pasi kjo…