![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/06/34466978-800892126701870-3583512727991091200-n_1528059060-8788098.jpg)
Haradinaj në koncertin e Rita Orës bashkë me Veliajn
03 qershor 2018
| 23:01
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Tiranë, ku me këtë rast ka përcjellur nga afër koncertin e Rita Orës në sheshin “Skenderbej”.
I shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, Haradinaj është shprehur krenar me paraqitjen e shqiptares së famshme.
“Ishte kënaqësi që së bashku me të parin e Tiranës, Erion Veliaj, ta shijonim performansën magjike të Rita Orës. Të mbushë krenari prania e sontme në sheshin “Skenderbej” të Tiranës, që tuboi shqiptarët nga të gjitha hapësirat”, ka shkruar Haradinaj në profilin e vet në “Facebook”.