Doli pozitive për Covid-19 gjatë fluturimit, gruaja vetizolohet 5 orë në tualet

31 dhjetor 2021 | 08:35

Një grua amerikane ka treguar se si e ka mbyllur veten në një tualet të aeroplanit, pasi kishte dalë pozitive në testin për Covid-19 gjatë fluturimit nga Çikagoja në Islandë.

Marisa Fotieo, mësuese nga Miçigeni, tha se fyti filloi t’i dhimbte gjatë fluturimit, prandaj shkoi në tualetin e aeroplanit për të bërë një test të shpejtë për Covid-19, i cili ia vërtetoi infeksionin, shkruan “The Guardian”.

“Thjesht e mora testin e shpejtë dhe e dërgova në tualet dhe brenda një kohe që u duk si dy sekonda, ishin dy vija (që tregojnë infektim). Ishin 150 njerëz në fluturim dhe frika ime më e madhe ishte që t’ua jepja (virusin) atyre”, tha Fotieo për televizionin “NBC News”.

Gruaja tha se mbeti në tualet gjatë pjesës së mbetur të fluturimit, duke iu mbështetur stjuardesës për sigurimin e ushqimit dhe pijeve.

Videoja e saj në TikTok është shikuar më shumë se katër milionë herë që nga publikimi më 21 dhjetor. Komentuesit ishin kureshtarë për të kuptuar se si kishte arritur gruaja të hipte në aeroplan.

Fotieo tha se kishte dy teste negative PCR para se të hipte në aeroplan. “Kurrë nuk ia dola për të shkuar në destinacion. E karantinuar në Islandë tani”, shkroi ajo në rrjetin social, “TikTok”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Hashim Thaçit, Dastid Pallaska ka folur për gjykimin…