Të gjitha parashikimet e sakta të ‘The Simpsons’ për vitin 2021

31 dhjetor 2021 | 09:03

Shumica e ngjarjeve kryesore të The Simpsons janë parashikime të sakta për vitin 2021, nga fluturimi në hapësirë i Richard Branson e deri tek veshja që Kamala Harris bëri në inaugurimin e saj si nënpresidente

Simpsons vazhdimisht i mahnitin fansat me aftësinë e tyre të frikshme për ta parashikuar të ardhmen, me shumë ngjarje të episodeve të tyre që tashmë kanë ndodhur edhe në jetën reale.

Gjatë viteve, filmi legjendar vizatimorë i ka parashikuar disa ngjarje botërore – nga presidenca e Donald Trump deri të zbulimi i një peshku mutant me tre sy, ngritja e rrokaqiellit “The Shard” në Londër, etj.

2021-ta nuk bën dallim, me krijimin e Matt Groening që parashikoi ngjarje të mëdha, përfshirë fluturimin në hapësirë të Richard Branson edhe veshjen e Kamala Harris në inaugurimin e saj si nënpresidentë, transmeton GazetaExpress.

Me këtë vit që po vjen drejt fundit, MailOnline ka zgjedhur disa nga momentet kyçe që Simpsonët i parashikuan për këto 12 muaj.

Fluturimi i Richard Branson në hapësirë

Sir Richard Branson në një anije kozmike ishte transmetuar më 2014 dhe ato u bënë virale në korrik të këtij viti, pasi që biznesmeni 71 vjeçar u nis drejt yjeve.

Sipërmarrësi me sukses u bë krah i astronautëve pasi që udhëtoi në skajin e hapësirë në bordin e “Virgin Galactic”, duke e bërë biznesmenin e parë që udhëton në hapësirë me anijen e tij.

Videot e biznesmenit u kthye përsëri në tokë në vikend  derisa ai humbi peshë dhe bëri not në vaskën e kabinës së tij.

Pamjet ishin çuditërisht të njëjta më një skenë të vitit 2014 në episodin “The Simpsons called The War of Art”, episodi i 15 i edicionit të 25-të.

Në programin e animuar, falsifikuesi i artit, Klaus Ziegler i thotë Lizës së “falsifikimet e tij i japin kënaqësi njerëzve në mbarë botën para se njerëzit të shohin art në lokacionet e ndryshme që ato shfaqen”, transmeton GazetaExpress.

Një nga ata persona që i pëlqen arti i falsifikuar është Richard i cili mund të shihet duke pushuar me duart e tij pas kokës derisa fluturon me anijen e tij të hapësirë në një gjë që duket se është art në muri.

Joe Biden merr presidencën nga Donald Trump

Më 20 janar 2021, Joe Biden (79) u betua si President i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke marrë presidencën nga paraardhësi i tij Donald Trump.

Por, nëse Simpsons nuk theksuan direk që Biden do të jetë president në një episod të vitit 2000 të titulluar ‘Bart to the Future’ parashikuan që Trump një ditë do të bëhet president dhe do ta linte pasardhësit e tij me borxhe – me Lizën e rritur që merre rolin e presidentes në episod.

Në fakt, një skenë nga episodi tregon atë në një takim në zyrën ovale ku thotë : Ne trashëguam një krizë buxhetore nga Presidenti Trump.

“Ne kemi falimentuar”, është përgjigja e sekretarit Van Houten kur ajo e pyet për situatën.

“Ishte një paralajmërim për Amerikën. Kjo na shfaqet si ndalesa e fundit logjike para se të arrihet fundi. Ajo erdhi pasi që vazhdimisht vizioni i Amerikës po shkonte drejt çmendjes”, kishte shkruar në Hollywood Reporter Dan Greaney, pas 16 viteve të këtij episodi ku Trump u zgjodh president.

“Ne parashikuam që ai do të bëhej president në vitin 2000 – por Trump ishte emri më absurd që ne mund të bënim shaka në atë kohë, kjo është edhe sot e vërtetë. E tejkalon satirën”, ka thënë Matt Groening për The Guardian.

Veshja në inaugurim e Kamala Harris

Ndërkohë, në të  njëjtin episode, Simpsons parashikon edhe atë se Kamala Harris do të jetë nënpresidente, ku Liza do të zgjedh veshjen e saj.

57 vjeçarja do të vishte në inaugurim një veshje ngjyrë vjollce të ndezur të punuar nga dizajneret amerikan Christopher John Rogers dhe Sergio Hudson, të cilën ajo do ta shoqëroi me një qafore me perla të punuar nga dizajneri porto-rikan, Wilfredo Rosado.

Episodi kishte një ngjashmëri të jashtëzakonshme me atë që veshi Lisa Simpson në episodin e filmit të animuar në vitin 2000 – në të cilin Lisa e rritur është Presidente e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tom Hanks prezantues special në inaugurim

Duke ju përmbajtur inaugurimit në fillim të atij viti, inaugurimi zbehet për shkak të trazirave në Capitol disa javë më parë dhe pandemia e koronavirusit vazhdonte.

Inaugurimi u bë me anë të një emisioni special televiziv që u prezantua nga aktori i Hollywoodit, Tom Hanks (65).

Për koincidencën e çuditshme, në një episod të vitit 2007 të Simpsons e shohim Tom në të cilin ai bën një adresim të njëjtë pasi që banorët e Springfield janë karantinuar në një kub xhami.

“Qeveria e SHBA e ka humbur kredibilitetin e saj, kështu që mori hua pak nga e imja”, thotë ai në një reklamë të re televizive në Grand Canyon.

Trazirat në Capitol

Njëjtë, filmi më i gjatë i animuar mund të këtë parashikuar edhe trazirat në SHBA të cilat ndodhën në janar të këtij viti kur një bandë mbështetësish të Donald Trump shkaktuan kaos në përpjekje për ta refuzuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2000.

E frikshme por e vërtetë, kjo paraqitet në episodin “Trehouse of Horror XXXI”, ku Homerin e zë gjumi në ditën e zgjedhjeve dhe ai nuk arrin që të votojë.

Ai më vonë zgjodhët për të shkaktuar kështu kaos dhe trazira në rrugë, duke bërë kështu një parashikim të çuditshëm për të ardhmen, me Homerin që më vonë shihet në Ditën e Inagurimit ku ka vënë një armaturë të bërë vetë dhe është ulur në kulmin e shtëpisë së tij derisa shtëpitë e Springfieldit digjen rreth tij.

Varianti i Omnicron

Tashmë e njohim të gjithë që filmi vizatimor e parashikoi pandeminë globale për të ardhmen, madje prej vitit 1993 në episodin e quajtur Marge in Chains ku flet për gripin Osaka, ata po ashtu parashikuan edhe mutacionet e virusit të tanishëm?

Vartianti i tanishëm i Omicron është përhapur shpejt në tërë botën, kurse në Britani janë raportuar 210122 raste për një ditë.

Mendimet thonë se Matt Groening e bëri këtë parashikim kur filloi që të vendos një miks të montazhës së lajmeve dhe një skenë nga Matt ku është Futurama, në të cilën një jashtëtokësor deklaron që ai është nga planeti Omicron Persei 8.

“A ka menduar dikush për këtë kur ata dëgjuan për variantin e ri “Omricon”. /GazetaExpress/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autori Fatmir Lekaj ka publikuar edhe online librin “Kombformimi dhe…