Ia ulin dënimin prej 110 vjetësh burgim, i ndihmon Kim Kardashiani

31 dhjetor 2021 | 09:18

Guvernatori i Kolorados, Jared Polis, ia ka ulur dënimin prej 110 vjetësh burgim të riut Rogel Aguilera-Mederos në vetëm dhjetë vjet pas trysnisë së gjerë e reagimit publik të Kim Kardashianit.

Të enjten guvernatori Polis ia zbuti dënimin Aguilera-Mederosit, i cili ishte duke punuar si drejtues kamioni në kohën e një aksidenti fatal me katër të vdekur, duke e quajtur të padrejtë dënimin prej 110 vjetësh burgim.

“Ti ishe dënuar me 110 vjet burgim, efektivisht më shumë sesa dënimi me burgim të përjetshëm, për një akt tragjik, por të paqëllimshëm. Përderisa nuk je i pafajshëm, dënimi yt është në disproporcion në krahasim me shumë të burgosur të tjerë në sistemin tonë të drejtësisë, të cilët kanë kryer krime të qëllimshme, të paramenduara ose të dhunshme”, shkroi guvernatori në një letër.

Dënimi i ashpër për të riun më 13 dhjetor nxiti kritika nga miliona njerëz. Pjesë e njerëzve që reaguan ishte edhe personazhi i famshëm, Kim Kardashian. Pasi e mori lajmin për uljen e dënimit, ajo e falënderoi guvernatorin Polis për këtë vendim, shkruan Daily Mail, përcjell Gazeta Express.

Rreth 4.5 milionë njerëz e kanë nënshkruar një peticion në internet deri të enjten në mbrëmje për të bërë thirrje për lehtësimin e dënimit për drejtuesin e kamionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Mitrovcës, Bedri Hamza, ka uruar të…