Kujdes, tregu po mbushet me para të falsifikuara

31 dhjetor 2021 | 09:19

Menaxherja e një banke në Fushë Kosovë ka raportuar në polici se një person i panjohur i ka deponuar 100 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur të enjten, në rrugën “Nënë Tereza”, ka njoftuar policia.

Kartëmonedha e dyshuar është sekuestruar, ndërkaq rasti është duke u hetuar.

“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 30.12.2021-NN. Ankuesja femër kosovare menaxhere në bankë, ka njoftuar se një person i panjohur ka deponuar  100 euro në bankomat që dyshohet të jenë të falsifikuara. Kartëmonedha është sekuestruar. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Guvernatori i Kolorados, Jared Polis, ia ka ulur dënimin prej…