Mbërrijnë 375 mijë doza Pfizer në Shqipëri

31 dhjetor 2021 | 10:10

375 mijë doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur të enjten në mbrëmje në Shqipëri nga Bashkimi Evropian.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Orgeta Manastirliu përmes një postimi në Facebook.

“Miku i mirë njihet në ditë të vështira. Përgjatë gjithë këtyre 21 muajve të pazakontë në përballjen me pandeminë, mbështetja e miqve tanë të Bashkimit Europian ka qenë e pakursyer. Kanë mbërritur në orët e mbrëmjes në #ISHP 375,000 doza të vaksinës Pfizer,  një tjetër dëshmi e solidaritetit që na bashkon e na bën më të fortë”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se është i…