Kurti shfuqizon vendimin e Isa Mustafës për Telekomin

31 dhjetor 2021 | 12:43

Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin e ish-qeverisë së Isa Mustafës të vitit 2015 ku ishte kërkuar që të ekzekutohet dividenta nga PTK-ja në vlerën 30 milionë euro.

Dividenda nga 30 milionë euro është zbritur në 15 milionë me vendimin e ri të qeverisë.

“Shfuqizohet pjesërisht vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 17/20, i datës 24.03.2015, për kërkesën e deklarimit dhe ekzekutimit të dividendës nga Ndërmarrja Publike Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh. A. (PTK), ku vlera e dividendës së kërkuar zbritet nga 30.000.000,00 euro (tridhjetë milionë euro) né 15.000.000,00 euri (pesëmbëdhjetë milionë euro). 2. Obligohet Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për zbatimin e këtij vendimi. 3. Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës”, është thënë në vendimin e qeverisë.

Sipas arsyetimit të vendimit të qeverisë, PTK-ja s’ka arritur ta paguajë dividendën prej 30 milionë euro, por ka paguar vetëm 15 milionë euro e cila është kontestuar në instancat gjyqësore nga kjo ndërmarrje publike.

Pjesa tjetër e dividendës nuk është paguar dhe kjo figuron akoma si obligim financar i PTK-së.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditën e fundit të vitit 2021, Qeveria e Republikës…