![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/12/3BCD3B2E-20E6-4922-951B-7032310B721C.jpeg)
Nxënësit e “Zef Lush Markut”, pjesë e kampanjës “T’i mbrojmë fëmijët dhe të tjerët në trafik”
31 dhjetor 2021
| 13:25
Në kuadër të aktiviteteve jashtëkurrikulare në njohjen e botës së profesioneve, një grup i nxënësve të klasëve të nënta të SHFMU “Zef Lush Marku” në Brekoc të komunës së Gjakovës, të shoqëruar nga drejtori i shkollës Pjeter Dodaj dhe mësimdhënësja Ferialle Pula, kanë vizituar stacionin policor në Gjakovë.
Nxënësit u njohen me profesionin e policit dhe punët që ata zhvillojnë gjatë një dite.
Nxënësit së bashku me policët e trafikut ishin pjesë e kampanjes vetëdijesuese “T’i mbrojmë fëmijët dhe të tjerët në trafik”.