Ish-kryetari i Junikut, Agron Kuçi: Çlirimtarët që ndodhën në Hagë kurorëzuan luftën shekullore për liri e pavarësi

31 dhjetor 2021 | 14:16

Me rastin e festave të fundvitit, ish-kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka uruar çlirimtarët që ndodhën në paraburgim në Hagë me lutjen për bashkim me familjet e tyre.

“Në këtë ndërrim të moteve, me lutjen për bashkim me familjet e tyre për çlirimtarët në Hagë, Idrizovë e Dubravë, të cilët kurorëzuan luftën shekullore për liri, pavarësi të vendit dhe vazhdojnë të mbrojnë pasurinë më të shenjtë, luftën e pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! Urime e Gëzuar 2022!!”, ka shkruar Kuçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bukuroshja pariziane bashkohet me pajisjet dhe risitë më të fundit…