Shaqiri: Dua të largohem nga Stoke

04 qershor 2018 | 14:39

Futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri ka konfirmuar se do të largohet nga Stoke City skuadër që nuk arriti të mbijetojë në Premierligë.

Ish-lojtari i Bayern Munchenit dhe Interit ka thënë se dëshira është ta vazhdojë karrierën në Premierligë, duke mos përjashtuar edhe ligat e tjera.

“Nuk është sekret se dua të largohem nga Stoke. Mendoj se liga angleze është e duhura për mua. Do të doja të qëndroja në Angli, por nuk përjashtoj asgjë. Është Liga më e mirë me lojtarët më të mirë”, ka thënë Shaqiri për “Aargauer Zeitung”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid është ende në kërkim të një emri për…