Mbi 3 mijë fluturime janë anuluar sot në botë për shkak të Covidit

03 janar 2022 | 13:35

Më shumë se 3 mijë fluturime janë anuluar sot në mbarë botën, me më shumë se 50 për qind brenda ShBA-së, duke përkeqësuar problemet e udhëtimit për shkak të kushteve të motit dhe rritjen e numrit të rasteve nga varianti “Omicron”.

Më shumë se 3 mijë e 300 fluturime u anuluan sot duke përfshirë më shumë se 1 900 fluturime hyrëse ose dalëse nga Shtetet e Bashkuara, sipas “FlightAware.com”.

Festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri janë zakonisht më të ngarkuarat për udhëtimet ajrore, por përhapja e shpejtë e Covid-19 ka bërë që linjat ajrore të anulojnë fluturimet pasi pilotët dhe ekuipazhet janë karantinuar.

Edhe Shërbimet e Transportit Mbarëkombëtar kanë pezulluar ofrimin e shërbimeve të tyre, për shkak të reduktimit të stafit, për shkak të shtimit të rasteve. Varianti “Omicron” ka regjistruar një numër rekord rastesh duke anuluar shumë nga festimet e planifikuara për vitin 2022, në mbarë botën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se dialogu Kosovë –…