![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2017/11/845X48681603_gjakove.jpg)
Dy të lënduara nga një aksident në Gjakovë
30 nëntor 2017
| 15:47
Dy vetura janë përfshirë në një aksident trafiku të ndodhur dje në fshatin Lugbunar të Gjakovës, ka raportuar Policia e Kosovës.
Lëndime të lehta trupore kanë pësuar dy pasagjere femra. Të lënduarat pas marrjes së ndihmës së parë janë liruar në shtëpi. Rasti është proceduar në procedurë të rregullt.