Martesa e vëllait të Mimoza Kusarit nuk është çështje e interesit publik

04 janar 2022 | 08:24

Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka reaguar pas lajmeve e komenteve që e kanë vërshuar rrjetin për martesën e vëllait të deputetes së Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lilës.

Çitaku përmes një postimi në facebook ka thënë se vëllai i Kusari-Lilës nuk është fytyrë publike dhe rrjedhimisht as martesa e tij nuk është çështje e interesit publik.

Sipas saj, thirrjet homofobike janë të shëmtuara dhe të papranueshme. “Dashuria është dashuri”, ka shtuar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeshefi Ekzekutiv në Inspektoratin Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj ka…