BKS-ja pagoi mbi 10 milionë euro dëme të shkaktuara nga automjetet në vitin 2021

04 janar 2022 | 13:12

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka arritur të paguajë një shumë rekorde të dëmeve të shkaktuara nga automjetet më targa të huaja, si dhe automjetet pasiguruara në vitin 2021.

Gjithashtu, pavarësisht sfidave në të cilat ka kaluar vitin që lamë pas BKS-ja, si pasojë e pandemisë Covid-19, viti 2021 është mbyllur me performancë të mirë, si në trajtim të dëmeve, në shitje të policave kufitare, ashtu edhe implementim të rekomandimeve të dhëna në fillim të vitit nga Banka Qendrore e Kosovës.

“Pagesa e dëmeve ka qenë prioritet i imi që nga ardhja në krye të BKS-së, ku në këtë drejtim ne kemi arritur të trajtojmë një numër rekord të dëmeve si në numër, ashtu edhe në vlerë. Ritëm i njëjtë do të vazhdon edhe gjatë vitit 2022”, ka thënë drejtori i BKS-së, Sami Mazreku.

Ai për sukseset e arritura ka falënderuar edhe Bankën Qendrore të Kosovës si dhe drejtorët e kompanive të cilët në vazhdimësi kanë treguar gatishmëri për derdhur mjete në Fondin e Kompensimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur një protestë tjetër kombëtare më…