Covidi nuk ndalet, infektohet edhe Balotelli

05 janar 2022 | 10:52

Ish-sulmuesi i Kombëtares së Italisë, Mario Balotelli është infektuar me Covid-19, gjatë pushimeve në Italia për Krishtlindje dhe Vitin e Ri.

Klubi turk, Adana Demirsporit ka bërë të ditur se sulmuesi italian ka rezultuar pozitiv në testin për Covid.

“Duke ndjerë simptomat, futbollisti ynë, Mario Balotelli, ka rezultuar pozitiv në testin PCR për Covid-19, të cilin e ka kryer në vendin e tij, Itali. Lojtari ynë, i cili është izoluar menjëherë pas rezultatit të testit, këtë periudhë do ta kalojë në shtëpi në Itali. I urojmë lojtarit tonë shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e Adana Demirsporit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës…