Roma kërkon mbrojtësin e Kosovës

05 janar 2022 | 11:00

Skuadra e Romës ka shfaqur interesim për mbrojtësin e Përfaqësues së Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili aktualisht mbron ngjyrat e klubit tjetër italian, Torino.

Sipas medieve italiane, kërkesë e trajnerit Jose Mourinho është transferimi i mbrojtësit “dardan” në afatin kalimtar të verës.

Vojvoda ka shënuar një rritje të jashtëzakonshme në karrierën e tij, pasi për pak vite ka arritur të jetë pjesë e një skuadre të madhe evropiane. Ai për Kosovën është paraqitur në 41 ndeshje dhe ka shënuar një gol.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-drejtoresha e Korporatës Energjetike të Kosovës, Pranvera Dobruna-Kryeziu, ka folur…