AGK-ja me telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit Hysni Syla

05 janar 2022 | 11:47

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit Hysni Syla.

AGK-ja ka vlerësuar lartë kontributin dhe përkushtimin e gazetarit Syla për gazetarinë.

“Syla për shumë vite bashkëpunoi me gazetat si Bota Sot dhe Kosova Sot, drejtoi Shoqatën e Gazetarëve në Mitrovicë, si dhe për një kohë punoi si zëdhënës i kësaj komune. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e vlerëson lartë kontributin dhe përkushtimin që Syla pati për gazetarinë. Njëherësh, u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit Hysni Syla”, është thënë në telegramin e ngushëllimit nga AGK-ja.

Hysni Syla ka vdekur sot pasi një ditë më parë është goditur nga një veturë në Mitrovicën e Jugut.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Moti i keq dhe me reshje të dendura bore ka…