Presidenti i Barçës infektohet me Covid

05 janar 2022 | 12:21

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit, përmes një komunikate të lëshuar. Klubi njofton se presidenti në gjendje të mirë shëndetësore pa asnjë simptomë.

“Për shkak të kontaktit të drejtpërdrejtë me persona që së fundmi kanë rezultuar pozitivë për Covid-19, të martën në mëngjes presidenti Laporta bëri një test antigjen i cili doli negativ dhe më pas pasdite një test PCR i cili doli pozitiv. Për këtë arsye ai nuk do të udhëtojë për në Linares të mërkurën ose në Granada të shtunën pasi do të izolohet siç tregohet nga autoritetet shëndetësore”.

“Presidenti Laporta është në gjendje të mirë shëndetësore pa asnjë simptomë. Nënkryetari i parë Rafael Yuste rezultoi negativ në testin PCR, por si masë paraprake ai nuk do të udhëtojë me skuadrën e parë në Linares të mërkurën”, thuhet në faqen zyrtare të klubit blaugranas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Petrit Musolli me rastin e 10-vjetorit të ndarjes nga…