![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/01/640-0-61d57fd626ee9.jpg)
“Bora, ja një sekondë” Me Beatrixin pranë, Donaldi ngatërrohet e përmend emrin e ish-të dashurës
05 janar 2022
| 12:28
BB VIP – Një video ku Donald Veshaj ngatërron emrin e Beniada Nishanit me atë të Bora Zemanit është bërë shumë virale që mbrëmë. Ai po komentonte puthjen e Dj Dagz dhe Einxhel, kur i ndërhyn modelja seksi.
E pikërisht në ato momente aktori i humorit dëgjohet të thotë: “Bora ja një sekondë, Beniada…”. (E dëgjoni në minutazhin 1:08:24, në videon e mëposhtme)
Sigurisht që Donaldi nuk e fshehu sikletin për ngatërrimin e emrit në sy të të dashurës, Beatrix Ramosaj, ndërsa fjala ‘Bora’ u dëgjua shumë pak, por sigurisht që s’ka mundur t’i shpëtojë ndjekësve!