Këta gjashtë futbollistë do të largohen nga PSG-ja

06 janar 2022 | 10:40

Skuadra e Paris Saint Germain po planifikon largimin e disa futbollistëve në këtë afat kalimtar.

Sipas raportimeve të medieve franceze, PSG-ja do të nxjerrë në shitje gjashtë futbollistë, raporton “Epoka e re”.

Në krye të listës së largimeve është sulmuesi Mauro Icardi, i cili nuk po arrin të gjejë hapësirë për faktin se në klub janë edhe Mbappe, Messi dhe Neymar.

Futbollistët tjerë që pritet të largohen janë edhe Paredes, Rico, Kurzawa, Kehrer e Diallo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia të mërkurën e bëri të detyrueshëm vaksinimin për të…