NO-VAC  No Australia

06 janar 2022 | 11:21

Shkruan: Astrit Gashi

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Drama rreth teniserit më të mirë në botë kontraversit Novak Gjokovic po merr epilog. Autoritetet e Australisë ndaluan të hyjë në tokën e tyre teniserin që është simboli anti-vaksinë. Është e drejtë e tij të refuzon një vaksinë, por nuk është e drejtë të merr pjesë në Australian Open nëse nuk i zbaton rregullat e tyre edhe nëse quhesh Novak Djokoviq dhe nëse je teniseri më i mirë në botë.

Ishin shumë faktorë që ndikuan që Novak Gjokoviq të vëzhgohej shumë nga media dhe politika e cila duhej të ishte larg sportit  dhe pse tashme shumë pjesëmarrës pa vaksinë janë në Australi. Por ishte vet teniseri që në secilin rast që i jepej fliste për origjinën e tij nga Kosova duke e bërë viktimën.!

“Kur NATO bombardonte zgjoheshim çdo natë në orën 02.00 ose 03.00 për shkak të bombardimeve. Në një farë mënyre, përvojat më kanë bërë mjeshtër. Më kanë bërë më të ashpër dhe më të uritur për sukses”. Kudo kështu asi serb u mundohej ta luante viktimën. Në asnjë rast nuk përmendte gjenocidin që serbët bënë në Kosovë e Bosnje, pra serbët ishin kriminelët dhe jo viktimat.

Ai u ndalua jo si serb jo si teniseri më i mirë por  thjeshtë se refuzon të marrë një vaksinë që do t’i parandalojë njerëzit të vdesin dhe për këtë arsye mijëra australianë u bllokuan në shtëpitë e tyre.
Thjesht fama dhe pasuria nuk i bënë punë por Australia e mbylli në karantinë deri kur të mbushet mend ose vaksinë ose Aus of Australia…

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk është hera e parë që Trixa bën deklarata të…