Ministri Krasniqi: S’ka hapësirë për asociacion njëetnik

07 janar 2022 | 12:31

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se nuk ka asnjë hapësirë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se nuk mund të ketë etnitete njëetnike në një shtet multietnik siç është Kosova.

“Duhet të kuptohet një herë e mirë se Kosova është ndërtuar si shtet i gjithë qytetarëve në frymën multientike. Në një shtet multietnik nuk ka hapësirë për asociacion dhe etnitete njëetnike. Kjo është edhe një herë e rëndësishme kur merret për bazë edhe opinioni i komuniteteve të tjera që jetojnë në Kosovë”,ka thënë Krasniqi për “Kosovapress”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka shprehur…