Lushtaku ngushëllon Veselin për vdekjen e nënës: Nuk kursente asgjë, as uratat e bekimet për ne

07 janar 2022 | 12:37

Ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Drenicës, Sami Lushtaku, ka ngushëlluar Kadri Veselin dhe familjen e tij për vdekjen e nënës.

Lushtaku e ka përshkruar Ajshën si nënë të mrekullueshme, e cila i kishte ushqyer dhe strehuar gjatë angazhimeve për lirinë e Kosovës.

“Nëna Ajshe paska kaluar në përjetësi. Një grua e mrekullueshme, nënë heroinë e patriote e madhe. Si nënë e mikut tim Kadriut, nënë Ajshja shpeshherë na ka ushqyer e na ka strehuar gjatë viteve të ilegales. Nuk kursente asgjë, as uratat e bekimet për ne. Kjo nënë i dha shumë Kosovës.  Ngushëllimet më të thella mikut Kadri Veseli, familjes Veseli, gjithë miqve e dashamirëve!  Nënë Ajshja u prehtë në paqe!”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë…