Mesazhi i presidentes Osmani për Krishtlindjen ortodokse

07 janar 2022 | 13:12

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët e besimit ortodoks për festën e Krishtlindjes.

Në mesazhin e saj, Osmani ka uruar që dashuria dhe shpresa e pakufishme t’i bashkon njerëzit në çdo shtëpi.

“Të dashur qytetarë të komunitetit ortodoks, festat ngjallin shpresën për një të ardhme më të mirë. Sikurse krejt bota, edhe ne po përballemi me pandeminë, ndaj na duhet solidariteti, duke e konsideruar ngadhënjimin ndaj pandemisë njëlloj rilindje për njerëzimin. Kjo festë sjelltë në shtëpitë tuaja gëzim! Drita, dashuria dhe shpresa e pakufishme bashkoftë njerëzit në çdo shtëpi në pritje të ditëve më të mira! Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!”, është thënë në urimin e Osmanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klestor Veseli, djali i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka reaguar pas…