Mehaj për nënën e Veselit: Do ta kujtojmë si nënë që i fali vendit djem që luftuan për liri

07 janar 2022 | 13:15

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e nënës së ish-kryeparlamentarit  Kadri Veseli.

Ai ka thënë se Ajshe Veselin do ta kujtojnë si nënë që i fali vendit djem që luftuan për liri.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarje nga jeta të nënës Ajshe, nënës të ish kryeparlamentarit Kadri Vesli, i cili padrejtësisht nuk gjendet afër familjes së tij. Më lejoni të marr një pjesë të dhimbjes tuaj dhe të shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta në këtë ditë të rëndë. Ajshe Veselin  do ta kujtojmë gjithmonë si nënë që i fali vendit djem që luftuan për lirinë dhe çlirimin e vendit”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët…