E ardhmja e Ronaldos mbetet e paqartë

07 janar 2022 | 13:41

Të qëndrojë apo të largohet? E ardhmja e Cristiano Ronaldos nuk është aspak e qartë.

“Daily Star”  paralajmëron se Ronaldo është duke e studiuar shumë mirë situatën në Old Trafford dhe mund të mendojë largimin në qershor.

Nëse ndryshimi i menaxherit që pritet të ndodhë në fund të sezonit, nuk i pëlqen atij, apo nëse trajneri preferon gjak të ri dhe jo 37-vjeçarin që do të jetë në qershor, sulmuesi portugez mund të paketojë valixhet dhe të largohet sërish nga Manchesteri.

Të gjithë prisnin më shumë nga djajtë e kuq këtë edicion, por ka ndodhur e kundërta, pasi nuk janë aspak mirë në renditjen e Premierligës.

Sido që të jetë, në aspektin personal, deri më tani nuk ka shkuar edhe keq për CR7 që numëron 14 gola në 21 paraqitje në të gjitha garat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Negociatat për rinovimin e Vinicius (21 vjeç), që është një…