Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka, viziton firmën “Vatani” në Gjilan

05 qershor 2018 | 13:26

E diela e datës 3 qershor 2018, ishte nga më të veçantat në jetën time, sepse, kisha nderin dhe kënaqësinë të prisja në vizitë historike, në selinë qendrore në firmën time “Vatani” në Gjilan, ambasadorin fuqiplotë të Shqipërisë në Maqedoni, mikun tim të nderuar, diplomatin shqiptar të karrierës z. Fatos Reka dhe diplomatin e ri që e shoqëronte ambasador Rekën, sekretarin e tretë të ambasadës së Shqipërisë në Maqedoni z. Alban Malia!

Lufta heroike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e përkrahur edhe nga Shqipëria, ShBA, Anglia, Gjermania, Italia, Franca etj., jo vetëm ka larguar përgjithmonë Serbinë pushtuese nga Kosova, por ka krijuar realitet të ri i cili është krejtësisht i paimagjinuar e i rrallë në tokën shqiptare, por po dëshmohet katërciperisht, se të jesh i lirë e i pavarur dhe i faktorizuar në rajon e më gjerë, është shumë domethënëse dhe progresive!

Kontributi i madh historik e jetik i Shqipërisë në çlirimin e tokave Shqiptare nga pushtuesi serb, është përfundimisht vlera më e madhe kombëtare, që na bën të ndihemi krenar e të lumtur, që ora më e madhe e historisë na ka gjetur në këmbë e të mobilizuar, për të përballuar me sukses misionin që na ishte ngarkuar mbi supe si gjeneratë, për të bërë realitet ëndrrën e brezave, të udhëheqësve e ideologëve të mëdhenj të atdheut, që në tokat shqiptare të mos ketë pushtues të huaj!

Prandaj, largimi i Serbisë pushtuese nga Kosova, jo vetëm ka krijuar realitet të ri në Kosovë, por ka krijuar edhe një mundësi të madhe e të panjohur më parë në histori, atë të krijimit të relacioneve e raporteve të reja në mes kombeve e shteteve, në mes institucioneve e mekanizmave të ndryshëm, në mes njerëzve e aspiratave të mëdha të tyre liridashëse që kanë bartur, për të ecur vertikalisht e me dinjitet në jetë dhe për të krijuar vlera të reja për shoqërinë dhe njerëzimin!

Vizita e ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni z. Fatos Reka në selinë e firmës “Vatani”, përpos që ishte ngjarje me rëndësi për mua dhe nderim e vlerësim për kontributin tim modest në të kaluarën në shërbim të çështjes kombëtare, ishte edhe inkurajim për të mos u ndalur se kontribuuari edhe në të ardhmen e për të shërbyer me devotshmëri kurdoherë që e kërkon atdheu!

Në shenjë respekti për vizitën e ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni mikut të nderuar z. Fatos Reka, ia dhurova dy librat e mi atë për tribunin e kombit Ramiz Cernica dhe librin më të ri FJALIME!

Me ambasador Rekën dhe diplomatin që e shoqëronte, në mes tjerash edhe biseduam për gjendjen në Maqedoni,në Kosovë e në Luginë të Preshevës dhe me gjerë!

U vlerësua se gjendja në Maqedoni është stabile dhe se populli shqiptar e partitë politike janë duke luajtur rol të rëndësishëm e pozitiv për të ardhmen euroatlantike të këtij vendi, i cili është me rendësi të veçantë për paqen në Ballkan dhe stabilitetin në rajon!

Vizita e ambasadorit të Shqipërisë në Maqedoni z. Fatos Reka, në selinë e firmës “Vatani” në Gjilan, është dhe do të mbetet ngjarje historike për mua e firmën “Vatani”, për familjen time, por edhe për Gjilanin dhe Kosovën, sepse është bërë një vizitë që ka rikthyer vëmendjen e gjeneratave të vjetra dhe një paralajmërim te gjeneratat e reja, se realiteti i ri në Kosovë, është madhështor, integrues dhe progresiv!

Kjo vizitë është edhe një dëshmi më shumë, se nuk do të mund të realizohej, sikur të mos ishte bërë lufta e armatosur e popullit shqiptar nën emblemat e shenjta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare!

Ismet Sylejmani
Prishtine 05.06.2018!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, dhe…