Drita njofton ndarjen me Agim Zekën

08 janar 2022 | 16:59

Klubi i Dritës ka njoftuar se ka ndarë rrugët me mesfushorin Agim Zeka.

Këtë e ka bërë të ditur klubi nga Gjilani, përmes një postimi në Facebook, njofton Klankosova.tv.

“Klubi ynë, DRITA ka mbyllur marrëveshjen me pajtim të dy anshëm, për çka falënderojmë futbollistin për kontributin dhe bashkëpunimin”, thuhet në njoftimin e klubit.

Zeka u transferua te Drita në afatin kalimtar të verës nga Austria Viena, Bundesliga austriake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë verës së kaluar, Kosova fitoi tri medalje në garat…