Rrahje masive në një lokal në Gjilan, flet policia

09 janar 2022 | 08:10

Mbrëmë në një lokal në Gjilan ka ndodhur një rrahje mes disa personave, raporton Gazeta Express. Deri te rrahja ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes palëve të përfshira në rast.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, tha se të dyshuarit janë intervistuar ndërsa rasti është proceduar në mënyrë të rregullt.

“Po ka pas një rrahje në mes disa personave në një lokal pas një mosmarveshje që kanë pas në mes vete, të dyshimtit janë intervistu në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të shtetit rasti procedohet në procedurë të rregullt në gjykatë”, tha Hashani për Gazetën Express.

Akoma nuk dihet nëse nga kjo rrahje ka persona të lënduar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Qëndroju larg njerëzve negativë. Ata kanë nga një problem për…