Sekuestrohen aparate për prodhimin e kriptovalutave edhe në Vushtrri

09 janar 2022 | 08:11

Policia e Kosovës ka sekuestruar 6 aparate me 42 kartela të mihjeve për kriptovaluta në Vushtrri. Sipas njoftimit, sekuestrimi u bë në fshatin Druarë pas ndalimi dhe kontrollit të një veture me targa vendore.

“Lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e sekuestruara është njoftuar prokuroi i çështjes i cili ka sugjeruar që për veprime të mëtejme hetimore lidhur me rastin dhe pajisjet e sekuestruara të merren autoritetet doganore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Drejtuesi i veturës është intervistuar e më pas u lirua në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë në një lokal në Gjilan ka ndodhur një rrahje…