Dhjetë të vdekur dhe 813 raste të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut

10 janar 2022 | 14:33

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 5 mijë e 165 teste të kryera 813 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Prej tyre numri më i lartë është në Shkup, gjithsejtë 549.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik  ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë shëruar 998 pacientë, ndërsa janë regjistruar dhjetë persona të cilët e kanë humbur betejën me Covid-19. /Alsat-M/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Covid-19 nuk po ndalet, teksa vazhdon të alarmojë të gjithë,…