Prokuroria e Tiranës do t’i marrë në pyetje Berishën dhe Bashën

10 janar 2022 | 14:38

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-lideri Sali Berisha do të merren në pyetje në lidhje me protestën e 8 janarit. Lajmin e kanë bërë me dije burime për gazetarin Ermal Vija nga prokuroria, ndërsa Berisha dhe Basha do të thirren në cilësinë e deklaruesit.

Kujtojmë se për protestën e mbajtur përpara selisë së Partisë Demokratike (PD) më 8 janar policia deri më tani ka shoqëruar 34 persona për incidentet e shkaktuara. Ndërsa penalisht janë proceduar Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.

Bardhi është duke u akuzuar për lëndën nga bombolat kundërzjarr që është hedhur nga brenda godinës së PD-së, ndërsa Noka për tubim të paligjshëm. Protesta ka zgjatur tri orë dhe rreth orës 13:00 ka ndërhyrë policia për të shpërndarë protestuesit, duke përdorur gaz lotsjellës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se…