Djokoviqi: Dua të qëndroj dhe të përpiqem të konkurroj në Australian Open

10 janar 2022 | 14:42

Pas vendimit të gjykatës australiane në të mirë të tij, tani ka ardhur edhe reagimi i parë nga Novak Djokoviq.

Tenisti serb në profilin e tij në Twitter e ka publikuar një fotografi përmes së cilës ka treguar që i ka nisur stërvitjet për pjesëmarrje në Australian Open, ndonëse ministri i Imigracionit i Australisë ende nuk ka marrë vendim përfundimtar.

Por, për Djokoviqin mjafton vendimi i gjykatës që u mor sot në favor të tij, ndonëse fjala e fundit i takon ministrit australian, i cili pritet ta bëjë të ditur nesër ose në ditët pasuese.

“Jam i kënaqur dhe mirënjohës që gjykatësi vendosi kundër anulimit të vizës. Pavarësisht gjithë asaj që ka ndodhur, unë dua të qëndroj dhe të përpiqem të konkurroj në Australian Open. Unë mbetem i fokusuar në këtë. Fluturova këtu për të luajtur në një nga ngjarjet më të rëndësishme që kemi përpara tifozëve të mrekullueshëm. Tani për tani nuk mund të them më shumë, por faleminderit të gjithëve që qëndruat me mua gjatë gjithë kësaj dhe më inkurajuat të qëndroj i fortë”, ka shkruar Djokoviq në Twitter.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-lideri Sali Berisha do të merren…