‘Moderna’ po zhvillon një vaksinë kundër ‘Omicron’-it

10 janar 2022 | 15:41

Stefan Bancell nga “Moderna” ka thënë se kjo kompani është duke punuar për ta zhvilluar një vaksinë kundër variantit “Omicron”, e cila do të jetë në dispozicion së shpejti.

Në një intervistë për “CNBC”, ai ka thënë se “Moderna” do të prodhojë 2 deri në 3 miliardë doza përforcuese të vaksinës së saj brenda një viti.

Sipas një njoftimi të kompanisë, muajin e kaluar një dozë përforcuese e vaksinës së saj është efektive kundër variantit “Omicron” dhe se vaksina aktuale është mbrojtja kryesore  kundër “Omicron”-it. /abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë do të kenë mundësinë…