Borë dhe ngrica, policia bën thirrje për kujdes të shtuar

10 janar 2022 | 21:11

Policia e Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar, gjatë periudhës me borë e ngrica.

Ata kanë thënë se kujdesi maksinal në trafik është i domosdoshëm për të shmangur aksidentet.

“Referuar reshjeve të borës dhe paraqitjes së ngricave nëpër rrugë, krijohet vështirësi në trafikun rrugor dhe rrugët potencialisht bëhen më të vështira për ngasje të automjeteve, prandaj Policia e Kosovës vazhdon të kërkoj nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti nga drejtuesit e automjeteve, që drejtimin e automjetit ta përshtatin me kushtet në rrugë, të respektojnë shenjat e trafikut rrugor si dhe të jenë shumë vigjilent.

Posedimi i pajisjeve dhe gomave të dimrit është i detyrueshëm për të mundësuar qarkullim më të lehtë dhe më të sigurt me automjet gjatë kësaj periudhe”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje, bëhet e ditur se policia me njësitet e saj po ndërmerr masa ndaj atyre që bien ndesh me ligjin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e ditës së përkujtimit të Gjenocidit në Kosovë,…